Kërcënoi gazetarin, Lul Morina paraqitet në policinë e Tiranës
23 Gusht 2025, 21:49 / AKTUALITET

Biznesmeni Lul Morina është paraqitur në orët e pasdites në Policinë e Tiranës, pas denoncimit publik nga gazetari Almer Toska, i cili deklaron se është kërcënuar.
U raportua se Morina është thirrur për të dhënë sqarime për këtë çështje. Toska denoncoi sot se është kërcënuar nga Morina përmes disa mesazheve fyese në Whatsapp.
Mesazhet vijnë pas publikimit të disa shkrimeve kritike për Morinën dhe lidhjet e tij me disa politikanë që sipas gazetarit e shpërblejnë me leje ndërtimi.
Morina është thirrur për të dhënë sqarime për arsyet që e kanë çuar drejt kërcënimit të Toskës. Ai është mbajtur për gati 2 orë në Policinë e Tiranës ku ka dhënë shpjegime, përmbajtja e të cilave, ende nuk dihet./VOX NEWS
Po ndodh...
ide
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Nga Klodian Tomorri
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
Nga Kreshnik Spahiu
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

