Kërkoi leje për të marrë pjesë në varrimin e vajzës, prokuroria refuzon kërkesën e babait

Erdgys Arrazi, babai i tre fëmijëve dhe gruas së tij të mbytur në ujërat e lumit Buna, mesditën e sotme ka kërkuar lejë për të marë pjesë në ceremoninë e varrimit të vajzës së tij, Ergesa.
9-vjeçarja Ergesa, është e vetmja që një ditë më parë u gjend krejt rastësisht në ujë nga një peshkatar i zonës i cili njoftoi më pas policinë e Shkodrës.
Gazetari i “Ora News” Elton Qyno raporton se babai i Ergesës, Erdgys Arrazi, i cili momentalisht ndodhet i arrestuar ka kërkuar disa orë lejë në policinë lokale, me qëllim për tu shoqëruar në ceremoninë e varrimit të vajzës.
Kërkesa i është bërë policisë së Shkodrës dhe më pas ajo i është përcjellë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe Prokurorisë së Shkodrës.
“...por për shkak të sistuatës së tensionuar që ndodhet në familje dhe faktit që ditën e nesërme Erdgys Arrazi, del para gjykatës së Shkodrës për tu njohur me masën e sigurisë, kërkesa për dhënien e lejes disa orëshe me qëllim marjen pjesë në ceremoninë e varrimit të vajzës, është refuzuar....”-tha një burim pranë prokurorisë.
Aktualisht kërkimet e policisë lokalë, forcave të ushtrisë dhe vetë banorët e zonës, vijojnë në brendësi të lumit Buna, me shpresën e gjetjes së trupave të Almës, bashkëshortes së Edgys Arrazit dhe dy fëmijëve të tjerë të çiftit Arrazi./Ora news
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

