“Këta presin edhe koka të mëdha”, Dervishi: Ja kush e vrau Ervis Martinajn

14 Nëntor 2024, 22:51 / AKTUALITET ALFA PRESS

“Këta presin edhe koka të mëdha”, Dervishi: Ja kush e

“E bashkuar dhe shumë e fuqishme!”, kështu e cilëson bandën e Durrësit gazetari Ferdinand Dervishi.

Këtë të Enjte në “Opinion”, Dervishi tha se kjo bandë është e bashkuar me të tjera, fenomen që sipas tij është tejet i rrezikshëm.

“Ajo bandë që vrau Ervis Martinajn. Ishte vetë me disa banda të përbashkëta mbi të cilat dominonte ai, përballë tij u vu banda e Durrësit që u bashkua me grupet e Niklës, me Avdylajt. Një pjesë e mbetur e vjetër e bandës së Kavajës. Pra aktualisht, banda e Durrësit ose me qendër në Durrës, që i bënë gropën Martinajt, duke i shkatërruar fillimisht gjithë grupin e tij, filluan nga njerëzit e afërt. Ja prenë të gjitha degët derisa prenë trungun. Shumë fenomen i rrezikshëm sepse këto banda në një moment të caktuar mund të marrin vendime që t’i presin “kokën” një nga njerëzve më të rëndësishëm në Shqipëri, mund ta ngrenë stekën shumë lart”, tha Dervishi.

 

Po ndodh...