“Kishim frikë se mund të vdiste”/ 18-vjeçarja plagosi veten në hotelin e tyre, zbardhet dëshmia e nënës dhe xhaxhait të të dashurit
14 Shkurt 2026, 09:31 / AKTUALITET

Është zbardhur dëshmia e dhënë në polici nga Vladimir Gjuta dhe Mirvete Rexhmati(Gjuta), dy persoan të arrestuar në lidhje me plagosjen e ndodhur në biznesin e tyre në Sauk.
Gazetarja Xhensila Kodra raporton se të marrë në pyetje, anëtarët e familjes Gjuta, të cilët kanë fshehur ngjarjen, paraprakisht kanë deklaruar se vajza mund të vdiste dhe për shkak se tentativa për vetëvrasje ndodhi në biznesin e tyre, kishin frikë se do t’u faturohej atyre autorësia.
Kujtojmë se Vladimir Gjuta dhe Mirvete Rexhmati(Gjuta), janë nëna dhe xhaxhai i 22-vjeçarit, Erisjaldo Gjuta, i identifikuar si i dashuri i të resë.
Ndërkohë janë shpallur në kërkim Sajmir Gjuta, Erisjaldo Gjuta(babë e bir) dhe Elvir Gjuta(kushuri me 22-vjeçarin).
Po ndodh...
ide
Kur banditët rrethohen nga budallenjtë!
Nga Irena Beqiraj
Po Berisha, a i mban mend protestat e Bashës?
Nga Ermal Peçi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
