Kishte fshehur në banesë mbi 7 kg kanabis, prangoset 62-vjeçari në Lezhë

Një 62-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi kishte fshehur mbi 7 kg kanabis me qëllim shitjen.
Sipas uniformave blu, shtetasi me iniciale B.Z., rezulton me precedent penal për disa vepra penale.
Kurbin/Finalizohet operacioni policor i koduar “Streha”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.
Kishte fshehur në banesën e tij, në fshatin Vinjoll, 7 kilogramë e 350 gramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis, arrestohet 62-vjeçari. Nga hetimet dyshohet se ky shtetas e posedonte lëndën narkotike, me qëllim shitjen në doza.
I arrestuari, me precedent për disa vepra penale.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacione të siguruara në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponja”, operacionin policor të koduar “Streha”.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit B. Z., në fshatin Vinjoll, ku gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 7 kilogramë e 350 gramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, të cilën dyshohet se ky shtetas e posedonte me qëllim shitjen në doza.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, shtetasi B. Z., 62 vjeç, banues në fshatin Vinjoll, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Po ndodh...
ide
Një sistem pa opozitë, Shqipëria në krizën më të thellë të 35 viteve
Pse ka marrë “zemër” krimi?
Ti nuk lexon
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

