
Emrat/ KLP përzgjedh tre prokurorët që do ti bashkohen SPAK-ut

Tre prokurorët e përzgjedhur nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për t’iu bashkuar SPAK-ut janë Olsi Dado, Anita Jella dhe Ndini Tavani. Ata u renditën të parët nga tetë prokurorët që ishin në garë për tu bërë pjesë e Prokurorisë së Posaçme. Sipas procedurave, lista me tre kandidaturat e para i përcillet SPAK për kontroll pasurie dhe figure.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi këtë të enjte procedurat e përzgjedhjes së kandidaturave për tre vendet vakante në Prokurorinë e Posaçme. Ambasada e SHBA u shpreh në një status në rrjetet sociale më herët gjatë ditës se po ndjek nga afër intervistat dhe vlerësimet e KLP-së për kandidatët.
“Shtetet e Bashkuara presin që ky proces kyç të çojë në përzgjedhjen e prokurorëve më të kualifikuar me nivelet më të larta të guximit, profesionalizmit, integritetit dhe pavarësisë. Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për ta mbështetur Shqipërinë teksa ajo lufton korrupsionin, forcon institucionet e saj të drejtësisë dhe mbron sundimin e ligjit. SPAK mbetet një pjesë kritike e asaj përpjekjeje”, thuhet më tej në njoftimin e ambsadës.
Të enjten, Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi intervista me tetë kandidatët për prokurorë të SPAK. Në garë për tre vendet vakante ishin Albert Kuliçaj, Anita Jella, Bledar Maksuti, Kreshnik Ajazi, Ndini Tavani, Olsi Dado, Pali Deçolli dhe Sonila Muhametaj.
Renditja përfundimtare e 8 kandidatëve për prokuror në Prokurorinë e Posaçme pranë SPAK:
1. Ols Dado
2.Anita Jella
3.Ndini Tavani
4.Bledar Maksuti
5.Kreshnik Ajazi
6.Pali Deçolli
7.Albert Kuliçi
8.Sonila Muhametaj

ide

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128