Kokaina arrinte vlerën e 600 mijë eurove, arrestohet shqiptari në Itali

Guardia di Finanza në Firence ka arrestuar një shtetas shqiptar 33-vjeçar, i cili u kap me një sasi të konsiderueshme droge dhe para të thata.
Arrestimi u realizua pas një kontrolli të detajuar, pasi autoritetet kishin vërejtur lëvizje të dyshimta me automjetin e tij. Gjatë inspektimit, në makinën e tij u gjetën mbi 15 kilogramë kokainë, të ndarë në 20 blloqe, dhe 12 kilogramë marijuanë. Përveç drogës, u sekuestruan edhe 37 mijë euro cash.
Vlera e drogës në treg, nëse do të hidhej, kapte shumën e 600 mijë eurove. Autoritetet konfiskuan gjithashtu pajisje të specializuara për paketimin dhe shpërndarjen e drogës, përfshirë një makinë ambalazhuese me vakum, peshore precize, prerëse dhe materiale të tjera ambalazhimi.
Hetimet vazhdojnë për të zbuluar nëse ky arrestim është pjesë e një rrjeti më të gjerë trafikimi dhe për të identifikuar mundësitë e lidhjeve me grupe të tjera kriminale, si në Itali, ashtu edhe jashtë saj.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


