
Koncert me 300 artistë në Pallatin e Kongreseve, të ardhurat shkojnë për familjet në Ukrainë

3 Dhjetor 2022, 17:49 / AKTUALITET
ALFA PRESS
Koncerti madhështor me 300 artistë nga 10 vende të ndryshme të botës për të festuar 110-vjetorin - vjetorin e Forcave të Armatosura është në përgatitjet e fundit, për të performuar para publikut mbrëmjen e së shtunës në Pallatin e Kongreseve.
Drejtori artistik, Arben Skënderi tha se repertori muzikor është i përzgjedhur e se artistët këndojnë për paqen.
Të ardhurat e mbledhura nga biletat do të shkojnë në mbështetje të familjeve e fëmijëve të lënduar nga lufta në Ukrainë.
Hyrja do të jetë e lirë për të gjithë të dashamirësit e muzikës, ndërsa koncerti do të fillojë në orën 19.00.
ide

Saliu dhe Monika s’mund të hetojnë sa e korruptuar është Amerika!
Nga Kreshnik Spahiu

Edi Rama ka thirrur amendamentin e 5-të
Nga Klodian Tomorri

"McGonigal", pse SPAK duhet ti hetojë bashkë Ramën dhe Berishën!
Nga Roland Bejko
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128