Kontrabandonte automjete nga Anglia, procedohet i riu në Shkodër

21 Shkurt 2024, 14:49 / AKTUALITET ALFA PRESS

Kontrabandonte automjete nga Anglia, procedohet i riu në Shkodër

Një 31-vjeçar është proceduar ditën e sotme në Shkodër, pasi akuzohet për kontrabandë automjetesh.

Policia bën me dije se këtij shtetasi i janë gjetur dhe sekuestruar 11 automjete tip “Benz” të kontrabanduara nag Anglia me qëllim shitjen për pjesë.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të inteligjencës policore, se një shtetas shiste pjesë automjetesh të kontrabanduara, në servisin e tij në fshatin Kryebushat, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Shkodër, në kuadër të operacionit “Informaliteti”, goditën këtë veprimtari të kundërligjshme.

Për rastin u referuan materialet procedurale në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë një 31 vjeçar, banues në fshatin Shjezë.

Pas kontrolleve dhe verifikimeve në servisin e 31-vjeçarit, shërbimet e Policisë sekuestruan 11 automjete tip “Benz”, të dyshuara të kontrabanduara nga Anglia, me qëllim shitjen në pjesë, aktivitet për të cilin, ky shtetas nuk deklaronte të ardhurat.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.