“Kontraktoi snajperistin për të vrarë Ardian Çapjan”, Lala zbulon bisedën e Suel Çelës me qitësin: Me Bajrat je në burg ose në varr

30 Nëntor 2024, 17:44 / AKTUALITET ALFA PRESS

“Kontraktoi snajperistin për të vrarë Ardian

Klodiana Lala ka zbuluar në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” se Suel Çela rekrutoi snajperistin Prekë Kodra për ekzekutimin e kundërshtarit të tij, Ardian Çapja.

Klodiana Lala ka zbuluar se Suel Çela dhe bashkëpunëtorët e tij kishin krijuar një rrjet mbikëqyrjeje të sofistikuar për të monitoruar lëvizjet e kundërshtarit të tyre, Ardian Çapja.

Ajo shtoi se pas dështimit të vrasjes së Çapjas nga Kodra, ky i fundit i tha Suel Çelës se do të ishte më mirë nëse do ta kishin kapur se sa të dështonte.

Organizata nuk vëzhgonte Ardian Çapjan vetëm me pjesëtarë të grupit, por edhe me kamera statike që ishin instaluar në qytet. Këto kamera rezultojnë se sipas komunikimeve në SKYECC ishin vendosur për të vëzhguar grupin e Çapjas. Këto vëzhgime më pas i janë dhënë snajperistit Prek Kodra, i cili u punësua nga Çela për të goditur Çapjan. Nga momenti në masakrën e familjes Çapja, Ardian Çapja kishte një jetë të izoluar. Në momentin që ai del nga shtëpia u godit nga Prekë Kodra, por vetëm u plagos. Në këtë moment Suel Çela kontakton me Kodrën dhe ky fundit i thotë se më mirë ta kishin kapur se sa të dështonte. Kodra i zbulon edhe se Bajrat e Shkodrës i kanë ofruar një punë dhe Cela i kërkon të mos ketë lidhje me ta sepse me Bajrat “përfundon në burg ose në varr”.

Suel Çela dhe grupi i tij në komunikimet e SkyEcc përdorin disa epitete për Ardian Çapjan. Nga bisedat kuptohet qartë se kreu i organizatës kriminale donte me çdo kusht eliminimin e Çapjes.

Çapjan e thërrasin me emrat “djalli”, “xhindi” dhe shprehen se paska pasur “shpirt maceje” që nuk kanë mundur t’i marrin jetën deri në ato momente”, zbuloi ajo.

 

Po ndodh...