Korçë/ I moshuari bie nga motoçikleta, transportohet me urgjencë në spital
5 Korrik 2024, 17:21 / AKTUALITET

Një i moshuar ka mbetur i plagosur në një aksident në unazën e qytetit të Korçës.
Ai ka qenë duke udhëtuar i vetëm në motor kur ka humbur ekuilibrin duke u rrëzuar nga motori dhe mbetur i plagosur.
Burime nga vendi i ngjarjes thanë se në momentin e humbjes së ekuilibrit ai ka dashur të kalojë nga njëri krah i rrugës në anën tjetër drejt një rruge dytësore, manovrim që ka sjellë edhe rrëzimin e tij.
Sipas policisë i moshuari ka qenë duke lëvizur pa skafandër ndaj e ka marrë plagë në kokë. Nga spitali bëjnë me dije se i moshuari po merr ndihmën e parë pranë këtij spitali dhe gjendja duket e stabilizuar
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të hetuar me shume për shkaqet e këtij aksidenti.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
Nga Bato Kosova
ide
Jemi dëshmitarë të batërdisë, që po bëhet në Vlorë!
Nga Gjergj Nika
Pse PD nuk e trondit as disidenca as dorëheqjet?
Nga Mero Baze
Kur kriza bëhet sistem: Dilemat e Republikës së Kosovës
Nga Sokol Neçaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
