KPA konfirmon në detyrë gjyqtaren e Apelit të Tiranës, Valdete Hoxha

30 Shtator 2022, 15:45 / AKTUALITET ALFA PRESS

KPA konfirmon në detyrë gjyqtaren e Apelit të Tiranës,

Kolegji i Posaçëm i Apelimit la në fuqi vendimin e KPK, konfirmim në detyrë të gjyqtares në Gjykatën e Apelit Tiranë, Valdete Hoxha.

KPA njofton se më datë 23.09.2022, u zhvillua seanca gjyqësore publike të që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Valdete Hoxha.

Komisionerja Publike vlerësoi se, nga hetimi gjyqësor dhe në vlerësim të provave të administruara, bazuar në parimin e objektivitetit dhe proporcionalitetit, nuk mund të kërkohet cenimi i vendimit të Komisionit.

Përfundimisht, Komisionerja Publike kërkoi lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Edhe subjekti i rivlerësimit, përfundimisht, kërkoi lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Sot, trupi gjykues pas analizimit të provave dhe fakteve dhe pasi dëgjojë palët në seancën e mëparshme vendosi me shumicë votash, lënien në fuqi të vendimit të KPK, konfirmim në detyrë të Valdete Hoxha.

Valdete Hoxha e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1992 dhe ka punuar si gjyqtare në Gjykatën e Apelit Shkodër dhe Gjykatën Ushtarake të Apelit Tiranë. Ajo punon si gjyqtare e Apelit të Tiranës që prej shkrirjes së Gjykatës ushtarake në vitin 2009.

 

 

Po ndodh...