Qarku i Kukësit përfshihet nga reshjet e shiut, bllokohet rruga Bajram Curri-Valbonë! 70 familje pa energji elektrike
18 Janar 2024, 17:35 / AKTUALITET

I gjithë territori i qarkut është përfshirë nga reshje shiu me intensitet mesatar dhe të lartë gjatë ditës së sotme (18 janar).
Sipas informacioneve, për shkak të reshjeve të shiut, ka pasur rënie të gurëve dhe inerteve në akset Bajram Curri-Valbonë, Dushaj-Lekbibaj dhe Sopot-Kam Tropojë.
Rruga Bajram Curri-Valbonë është bllokuar për shkak të rënies së gurëve të mëdhenj, ndërsa në terren janë ekipet që po punojnë për pastrimin e aksit.
Si pasojë e motit të keq, ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike për 70 familje në njësitë administrative, Malzi, Kolsh dhe Surroj në Kukës si dhe njësinë administrative Fajza të bashkisë Has.
Po ndodh...
Po vjen Republika e Re që shpalli Basha, përpara 10 vitesh!
Nga Erion Delvina
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
Nga Ermal Peçi
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Nga Blendi Kajsiu
Teatri që fsheh prapaskenën
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


