Kthyen redaksinë në ‘shtëpi bari’ dhe shisnin ekstazi, Apeli lë në burg 4 gazetarët e portalit të lajmeve

11 Shkurt 2025, 14:06 / AKTUALITET ALFA PRESS

Kthyen redaksinë në ‘shtëpi bari’ dhe shisnin

Gjykata e Apelit të Tiranës, ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për masën e sigurisë "arrest në burg" për 4 gazetarët e portalit Publik.live, Ergis Noka, Drin Vjerdha, Kristofor Pandelejmoni, Mario Çerra, të arrestuar më 17 dhjetor të vitit të kaluar në ambientet e redaksisë në zonën e ish-Bllokut nga agjentët e Antidrogës së Tiranës.

Apeli, njëlloj si Shkalla e Parë, e ka konsideruar të ligjshëm arrestimin e tyre dhe vijimin e hetimeve me masë të pandryshuar, në mesin e të cilëve është edhe djali i pronarit dhe gazetarit të Publik.live, Naim Noka, Ergis Noka.

Ankimi për masën e sigurisë është bërë nga njëri prej të arrestuarve, Mario Çerra.

Në zyrën e portalit, në derën e të cilit ishte e shënuar "redaksia", blutë gjetën 300 tabletave ekstazi MDMA, të cilat grupi i gazetarëve dyshohet se do i shiste në lokalet e ish-Bllokut.

Gjatë kontrollit në zyrat e portalit u gjetën edhe pajisje që përdoren për trajtim dhe prodhim droge. Grupi hetimor ka dyshime se të arrestuarit kultivonin drogë në vende të tjera.

Sa i takon ekstazisë dyshohet se ata e siguronin përmes Kosovës dhe Serbisë.

Po ndodh...