Kukës/ Finalizohet operacioni “Episodi”, arrestohen dy persona pas tentativës për vrasje me armë zjarri

Policia e Kukësit ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Episodi”, duke vënë në pranga dy shtetas të përfshirë në një ngjarje të rëndë kriminale të ndodhur më 5 shtator në lagjen nr. 5 të qytetit.
Sipas njoftimit të Policisë, më datë 5 shtator 2025, rreth orës 21:00, gjatë një konflikti për motive të dobëta, u qëllua me armë zjarri në drejtim të shtetasit H. A. Fatmirësisht, nga të shtënat nuk pati të lënduar.
Pas hetimeve intensive dhe grumbullimit të informacioneve në rrugë operative, forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës identifikuan dhe arrestuan autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin F. (U.) D., 47 vjeç, banues në fshatin Pobreg.
Ky shtetas, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje, akuzohet tani për veprat penale “Vrasja”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni u vu në pranga edhe djali i motrës së autorit, shtetasi S. J., 23 vjeç, banues në Kukës, i cili akuzohet për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi dyshohet se ka qenë i pranishëm gjatë konfliktit dhe nuk ka njoftuar autoritetet për krimin.
Materialet procedurale i janë referuar tashmë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme ligjore.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




