Kultivonte kanabis në zona të pyllëzuara të fshatit Mukje në Krujë, arrestohet një 53-vjeçar
Një 53-vjeçar nga fshati Mukje në Krujë është vënë në pranga pasi dyshohet për kultivim kanabisi
Në kuadër të operacionit “Territori i pastër”, u bë një kontroll në disa ambiente të pyllëzuara të fshatit Mukje, ku u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 65 bimë të dyshuara kanabis.
“Krujë
Komisariati i Policisë Krujë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Territor i pastër”, ka finalizuar operacionin e koduar “Plant 3”.
Si rezultat i tij u arrestua shtetasi B. M., 53 vjeç, banues në Mukje, Krujë.
Ky shtetas dyshohet se ka kultivuar bimë narkotike, në fshatin Mukje. Gjatë kontrollit në disa ambiente të pyllëzuara të fshatit Mukje, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 65 bimë të dyshuara narkotike cannabis.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë”, thuhet në njoftimin e policisë.
ide
Pse Sali Berisha po baltos Altin Dumanin?
Rama duhet të iki, Berisha s’duhet të vijë!
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128