Kush e rrëmbeu Artur Carën? Publikohet shkresa për herë të parë: Të jep xhaxhi një mijë lekë, hajde më ndihmo deri në shtëpi…

Nëna e Artur Carës e di se si ja gënjyen rrëmbyesit të birin ditën e shtatë korrikut 2004. Ishte verë dhe 9 vjeçari po ndihmonte prindërit në tregun e Elbasanit duke punuar në shitblerjen e qeseve. Dikush u afrua dhe i kërkoi ta ndihmonte të transportonte ushqimet me makinë.
Por hetimet për rrëmbimin e Arturit këtu në tregun e Elbasanit kanë qenë të vakëta për një kohë të gjatë derisa prokuroria e Elbasanit siguron emrin e një dëshmitari okular dhe që shiste qese si ai. Aldo Sabriu i cili nuk ishte pyetur asnjë herë për 18 vite me radhë foli për herë të parë dhe tregoi identikitin e rrëmbyesit
“Kur ka vajtur denoncimi kanë thënë do presim dhe pak se është aventurë fëmijësh. Ku nuk kemi kërkuar në Greqi kam kërkuar”-u shpreh Jakup Caraj, i ati i Arturit.
“20 vjet që kërkojmë, edhe djali me ne. të dali e vërteta si ka ndodhur. Qoftë edhe anonim. Të shoh djalin. Mendja shpirti është aty, plagë e kam, ulem ngrihem ku e kam djalin. Çfarë ka ndodhur. Vetëm zoti i madh i jam lutur”-u shpreh nëna e Arturit.
Me bindjen se është përballë një grupi kriminal që rrëmbente fëmijë për ti shfrytëzuar në vendet e Be për të lypur, prokuroria e Elbasanit ka vënë në lëvizje ministrinë e drejtësisë përmes një letër-porosie dhe kërkon të dhëna nga Greqia për çdo të dhënë për Artur Carjan dhe a ekziston apo jo një praktikë birësimi për të
Prokuroria e Elbasanit pranoi për TCH se ka identifikuar rrëmbyesin e fëmijës, por ai nuk mund të hetohet mbasi ka ndërruar jetë, por hetimet po vijojnë për gjetjen e Arturit që sot është 29 vjeç.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
