Kush e “tradhtoi” Shpati Lenën, 37-vjeçari nga “Çolja” nuk ekspozohej në Vlorë

19 Gusht 2022, 07:47 / AKTUALITET ALFA PRESS

Kush e “tradhtoi” Shpati Lenën, 37-vjeçari nga

Detaje të reja janë zbardhur nga atentati me dy të vdekur në Panaja të Vlorës, ku viktimë mbetën Shpati Lena dhe Haki Xhezo.

Autorët e ngjarjes kanë qenë 3 persona, të cilët besohet se i kanë ndjekur viktimat për disa kilometra dhe sapo janë afruar pranë mbikalimit të Panajasë, i janë shfaqur në krah duke hapur zjarr me breshëri kallashnikovi.

Një prej autorëve ka dalë nga makina fillimisht dhe ka qëlluar sërish në drejtim të “Benz-it” të viktimave, ndërsa pak më pas ka dalë edhe qitësi i dytë duke u siguruar se vrasja ishte kryer me sukses.

Ndërkohë bëhet me dije se goditjet kanë qenë aq shumë preçize sa kanë qenë të përqendruara në xhamat e automjeteve dhe janë derdhur gati 60 fishekë.

Automjeti ka qenë me xhama të zinj në pjesën e pasme dhe këto dy xhama nuk janë shkërmoqur nga precizoni i plumbave prej faktit se ishin veshur me plastmasë, ndryshe nga çka ndodhur me xhamin e përparme të makinës dhe atë të dyerve të para.

Ajo ç’ka bie tërheq vëmendjen nga vendngjarja sipas gazetarit Enrik Mehmeti është fakti se policia nuk ka gjetur asnjë gëzhojë arme dhe se Shpati Lena udhëtonte me makinë të blinduar në përditshmëri dhe nuk ekspozohej shumë në Vlorë pas vrasjes së Arben Beqirit në 2019.



Po ndodh...

ide