Kush është Bajram Çekorja që Polica e ka shpallur në kërkim për vrasjen e Erjon Xhenjes?!

22 Shtator 2022, 19:22 / AKTUALITET ALFA PRESS

Kush është Bajram Çekorja që Polica e ka shpallur në

Policia Vendore e Shkodrës ka shpallur në kërkim shtetasin Bajram Çekorja si autor i dyshuar i vrasjes së shtetasit Erjon Xhenje.

Policia nuk ka prova deri me tani për autorin, por nga burime në rrugë operative pohuan se ka dyshime se autor është Bajram Çekorja.

Po kush është Bajram Çekorja?

Bajram Çekorja është djali i Ismet Çekores i cili u vra më 2 shtator në Shkodër.

Ai gjithashtu është një nga të akuzuarit kryesorë për atentatin ndaj Alban Bruçit të ndodhur në 25 gusht.

Ismet Çekorja, më 29 gusht të këtij viti doli në një prononcim për mediat ku mbrojti të birin e tij, i cili akuzohej si autor i atentatit të dështuar ndaj shtetasit Alban Bruçi.

Por vetëm disa ditë pas deklaratës për mediat, Ismet Çekorja u ekzekutua teksa doli nga shtëpia e tij në lagjen Kiras në Shkodër.

Dy persona me motorë dhe skafandra në kokë i janë afruar dhe e kanë qëlluar me breshëri.

Ismet Çekorja u dërgua fillimisht në spital, por nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra.

Kush është Bajram Çekorja që Polica e ka shpallur në
Ismet Çekorja

Po ndodh...