Kush është i preferuari nga kandidatët? Rama zgjedh sot fituesin për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

30 Shtator 2024, 12:02 / AKTUALITET ALFA PRESS

Kush është i preferuari nga kandidatët? Rama zgjedh sot fituesin

Ministria e Brendshme i përcjell sot zyrtarisht emrin e propozuar nga ministri Ervin Hoxha lidhur me postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Kryeministrit i dërgohet raporti përfundimtar me 11 kandidatët, si dhe pikët që secili prej kandidatëve është vlerësuar.

Çelmeta tha se në raportin përfundimtar është edhe emri që ministri i Brendshëm i propozon Kryeministrit.

Po cili është kandidati më i favorizuar për tu emëruar si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit?

Ilir Proda eshte emri i përfolur, por gjithashtu si kandidatë potencial u rendit edhe Drejtori i Policisë Kriminale Neritan Nallbati, drejtori i Policisë së Durrësit Skënder Hitaj dhe zv. drejtori i Policisë së Lezhës, Altin Mema.

Një ditë më parë ka pasur një takim informal mes ministrit të Brendshëm dhe Kryeministrit ku mendohet se është diskutuar mbi emrin që do të propozohet për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Po ndodh...