Laborator droge në lagjen e të pasurve në Itali, shqiptari kapet me 1.5 kg kokainë brenda garazhit

6 Shkurt 2026, 16:57 / AKTUALITET ALFA PRESS

Laborator droge në lagjen e të pasurve në Itali, shqiptari kapet

Një 41-vjeçar shqiptar është arrestuar nga karabinierët italianë, teksa u gjurmua dhe zbulua me një laborator të vogël droge të improvizuar në garazhin e vendosur në një godinë, brenda një lagjeje të pasur.

Gjatë aksionit u sekuestruan 1,5 kg kokainë, në garazhin e një prone në lagjen e pasur Giotto të Arezzos.

Oficerët e karabinierëve nga Njësia e Operacioneve bënë zbulimin duke ndjekur një pistë dhe duke gjurmuar vendndodhjen. I riu kishte akses në këtë pronë, teksa po verifikohet për bashkëpunëtorët.

Një vend që me sa duket konsiderohej i sigurt, pasi ishte në pronësi të një profesionisti nga Arezzo, i cili nuk dyshonte për asgjë.

Droga ishte fshehur midis objekteve të ndryshme në garazh. Kontrolli ishte i suksesshëm. Bastisja nga karabinierët u zhvillua dje dhe sot u bë konfirmimi.

“Hetuesit po i kushtojnë vazhdimisht vëmendje të madhe trafikut të drogës në qytet. Karabinierët kryejnë mbikëqyrje në vendet e trafikimit të drogës dhe zhvillojnë hetime bazuar në lëvizjet, takimet dhe lëvizjet e individëve të përfshirë”, informon media italiane.

Duke ndjekur shqiptarin, ata arritën në depon që përmbante kokainën — një sasi e madhe me vlerë të lartë ekonomike — e cila ishte vendosur me zgjuarsi aty ku askush nuk do ta kishte imagjinuar.

Hetimi është ende duke vazhduar, ndërsa Gjykata do konfirmojë arrestimin e shqiptarit të dyshuar.

Po ndodh...

ide