“Largoni drejtorin!”, metalurgët e Matit dalin në protestë: Duam rritje page!
8 Shkurt 2024, 08:56 / AKTUALITET

Punonjësit e uzinës së Ferrokromit të Komsisë në Mat kanë dalë në protestë për të kërkuar përmirësim të kushteve të punës dhe rritje të pagës.
Ata kanë kërkuar gjithashtu largimin e drejtorit të Uzinës për shkak të një incidenti të ndodhur dy vite më parë, ku sipas metalurgëve drejtori ka dhunuar kolegun e tyre, Hamit Metra, ngjarje për të cilën gjykata e shkallës së parë Mat e ka shpallur fajtor.
Punonjësit thonë se protesta do të vijojë me përshkallëzim nëse kërkesat nuk plotësohen. Rreth 80 metalurgë i drejtuan kërkesat e tyre ndaj kompanisë turke që administron uzinën.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Nga Sidi Hasanaj
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


