Lezhë/ Konsumoi fotoksinë, 72-vjeçari dërgohet me urgjencë në spital
14 July 2025, 13:55 / AKTUALITET

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Lezhë.
Sipas policisë, një 72-vjeçar dyshohet se në kushte depresioni ka konsumuar fotoksinë në banesë. Bëhet me dije se i moshuari është transportuar në QSUT dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Më datë 13.07.2025, është dërguar për mjekim në Spitalin Rajonal Lezhë, shtetasi H. V., 72 vjeç, banues në Lezhë, i cili dyshohet se ka konsumuar fostoksinë, në kushte depresioni, në banesë. Ai është transportuar në QSUT dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Po ndodh...
ide
Kush nuk është i shantazhueshëm dhe kujt mund ti besojmë
Nga Përparim Gjeka
Ligji u miratua, tani sprova e sovranitetit!
Nga Azgan Haklaj
Kur humori bëhet alibi dhe një përgjigje Filip Çakulit
Nga Eva Idrizllari
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


