“Lidhje të forta me drejtësinë dhe policinë”, Lala zbulon si Suel Çela përdori gjyqtaren Pajtime Fetahu dhe vajzën e saj
Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24 ka zbuluar lidhjet e forta që Suel Çela kishte ndërtuar me institucione të drejtësisë dhe figura të sferës publike si drejtësia apo policia.
Lala tregoi se Suel Çela kishte një komunikim shumë të afërt me ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu, me të cilën komunikonte edhe përmes vajzës së saj.
Sipas saj, Fetahu shërbente për grupin e Çelës duke lehtësuar masat ndaj anëtarëve të grupit të tij dhe duke rënduar nga ana tjetër anëtarët e grupit rival të Ardian Çapjas.
“Asnjë organizatë kriminale nuk funksionon nëse s’ka lidhje me sistemin e drejtësisë, policisë apo fusha të tjera në sferën publike. Në lidhje me grupin e Suel Çelës u arrestua ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu. Dyshohet se ajo kishte afrimitet që sillte lehtësimin e masave për grupin e Çelës dhe ashpërsonte masat ndaj grupit të Ardian Çapjas. Ata kishin një komunikim të afërt edhe përmes së bijës së gjyqtares. Pajtime Fetahu ishte nën arrest shtëpiak për favorizim të grupit të Çopjas. Rezulton i implikuar edhe një ish-zyrtar i policisë, Dedan Gjoni, i cili rezulton i përfshirë edhe në krime të tjera. Ai mësonte shumë detaje në lidhje me lëvizjet e policisë dhe informonte grupin kriminal”, tha ajo.
'Tak-Tak-u' i SPAK-ut në derën e Erjon Veliajt!
ide
A mund të ndodhë edhe në Shqipëri si në Rumani?
Nevoja për reformim përpara kolapsit financiar të Bashkisë Vlorë!
Nëna ime Militante
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128