“Lotët e Teftës vlejnë më shumë se një mijë fjalë”- Burgim i përjetshëm për Taulant Malajn, reagon avokati i ish-bashkëshortes: Dënim shembullor!

27 Qershor 2025, 22:41 / AKTUALITET ALFA PRESS

“Lotët e Teftës vlejnë më shumë se një

Pas vendimit të Gjykatës së Foggias, e cila dënoi me burgim të përjetshëm Taulant Malajn për vrasjen makabre të vajzës së tij 16-vjeçare Xhesika dhe fqinjit italian Massimo De Santis, ka reaguar avokati i ish-bashkëshortes së tij, Tefta Lelaj (e cila ka rimarrë mbiemrin e vajzërisë).

Avokati Roberto De Rossi u shpreh i kënaqur me rezultatin e procesit gjyqësor.

“Jam padyshim shumë i kënaqur me rezultatin e gjyqit. U dha një dënim shembullor që pranoi plotësisht kërkesat e Prokurorisë. Lotët dhe përqafimi i gjatë i Teftës vlejnë më shumë se një mijë fjalë.”

Ngjarja tragjike ndodhi në Torremaggiore në vitin 2023, kur Xhesika u vra brutalisht nga i ati ndërsa përpiqej të mbronte nënën e saj nga dhuna e tij.

Përveç burgimit të përjetshëm, gjykata vendosi që i pandehuri të qëndrojë për 1 vit e 6 muaj në izolim gjatë ditës si pjesë e dënimit. Gjithashtu, iu vendos edhe një masë sigurie me kohëzgjatje trevjeçare.

 

Po ndodh...

ide