Lufta mes grupit shqiptar të Lollit dhe bosëve italianë, rrëfimi i të penduarit për trafikun e kokainës në Romë
“Ai kishte shirit në gojë, ishte në një karrige, i vendosën gjilpëra brenda thonjve dhe bërtiste, ankohej, por nuk mundi të bërtiste me zë të lartë se e kishte gojën të mbyllur... por unë kam parë pak, sepse i thashë: ‘dëgjo, mua këto gjëra mos m’i trego’... Ai ishte një zotëri i madh, po e torturonin....”.
Fabrizio Capogna, 39 vjeç po bashkëpunon me prokurorinë e Romës në hetimet për trafikun e kokainës mes shqiptarëve dhe Leandro Bennatos, i akuzuar për vrasjen e ish-kryetifozit të Lacios, “Diabolik”.
I penduari njeh mekanizmat e të ashtuquajturës “Gomorra Romane”, që dikur mbizotërohej nga shqiptarët, ngritjen e grupeve, përplasjet e vazhdueshme dhe rregullat e lojës. Dhe ai vendosi t’i tregojë në Prokurorinë e Romës.
Revoltimi i shkaktuar nga një kriminel me një militantizëm shumë të gjatë jep më shumë se çdo vlerësim tjetër masën e brutalitetit të skenës që i tregohet në celular nga një bashkëpunëtor i bosit Leandro Bennato, i cili ia kishte dërguar: “Ma vodhën kokainën... Nuk di çfarë të bëj, dëgjo tani dhe ti, merr informacion... nëse të ofrojnë këto pako... kjo ishte droga...”.
107 kilogramë kokainë
Një përmbledhje e nevojshme. Personi që i është nënshtruar torturës, është 71-vjeçari Gualtiero Giombini, i cili ka “ruajtur” 107 kilogramë kokainë për llogari të Bennato-s.
I vidhet droga dhe Giombini rrëmbehet nga trafikantët për ta bërë të zbulojë se cilët janë autorët e vjedhjes: i rrahur, i torturuar me gjilpëra, i mbajtur lakuriq në dimër në një bodrum të lagur, ai vdes nga pneumonia më 8 dhjetorin e kaluar.
Prokuroria hipotezon se vdekja është pasojë e krimeve të tjera për të cilat ndodhet nën akuzë tashmë Bennato dhe njerëzit e tij.
Në këtë rindërtim, është i çmuar bashkëpunimi i Fabrizio Capognas, 39 vjeç, një figurë e ndërmjetme në hierarkitë kriminale romane, një lidhje mes trafikantëve dhe shpërndarësve, në biznes me mafien kineze dhe një mik i vjetër i Bennatos, i cili gjithashtu dyshohej dhe për vrasjen e Fabrizio Piscitelli, i ashtuquajturi “Diabolik” dhe sot i penduar pas arrestimit.
Në të parën nga tre pyetjet e tij, pjesërisht të anashkaluara, ai u tregon prokurorëve Francesco Cascini dhe Giovanni Musarò për dinamikën dhe aleancat midis bandave kryeqytetase të drogës.
Marrëdhëniet kriminale
“E takova Bennaton në klinikën për njerëzit e varur nga droga në vitin 2010, e takova në burg në vitin 2013 dhe e pashë sërish në lokalin “la coltellata” në San Basilio, një shesh narkotrafiku ku shisja drogë disa herë.
Campogna i merr furnizimet nga shqiptari Lolli ("ai blen në Belgjikë dhe Holandë, shkarkon 80-100 kilogramë në javë dhe nuk kërkon paradhënie), por Bennato, me partnerin e tij, Giuseppe Molisso, një emër kryesor në organizatën Camorra, përpiqet që t'i imponojë mallin e tij: Më thanë: “Cilat janë çmimet tuaja? Çfarë stampe keni (shenja e njohur në pakot e kokainës)? Pse preferoni mallin e shqiptarëve? Na jep një dorë, merr 50 kilogramë”.
Për Capognan, megjithatë, është vetëm një çështje komoditeti ekonomik: "ai donte të ishte pak prepotent... prej andej fillojnë t'i nxjerrin probleme...".
Unë e "kaloj", duke u hakmarrë
Në një takim për t'u dhënë 20 kilogramë drogë për 360 mijë euro, ai përfundon në telashe: “Ishte një me armë dhe një me Ak47. Më japin vetëm gjysmën, në praktikë më grabisin për t'u hakmarrë ndaj Lollit, i cili i kishte bërë "një reng”, domethënë i kishte vjedhur një klient.
“Por çfarë lidhje kam unë me të? Ju po më bëni të humbas dinjitetin tim, unë jam një djalë i mirë, nuk bëj disa gjëra”. Dhe ata: "Nuk e kemi me ty, por me atë mut, përndryshe do të kishim marrë orën". Kisha një “Daytona” në kyçin tim, një “Tenis” me diamante...”.
Bennato, Molisso dhe shqiptarët
Duke kapërcyer “keqkuptimin”, Molisso dhe Bennato hyjnë në biznes me Lollin dhe shqiptarët e tjerë, të fuqishmit “Aldo dhe Renato”, të cilëve u blejnë mallin që më pas ua vjedhin.
Bennato i frikësohet hakmarrjes së shqiptarëve dhe rrëmben Giombinin: “Tani të shihni që do të më vrasin, sepse 107 kilogramë janë dy milionë euro. Si t'i kthej ato?".
Për t'u siguruar që e ka kuptuar, prokurori pyet: “Po a nuk ishin miq?". Përgjigjja: "Kur janë dy milionë euro në mes, miqësia përfundon nëse nuk paguhem”./voxnews
-
Emri/ Zbulohen detaje nga vrasja e 60 vjeçarit shqiptar në Greqi
30 Nëntor, 22:32 -
-
-
Arrestimi i kryekomisarit të Kufirit në Korçë, AMP jep detaje
30 Nëntor, 19:39
Paparashikueshmëria, prova e pavarësisë së drejtësisë
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128