Lushnjë, arrestohet 46-vjeçari, iu gjetën në banesë fara kanabis. Policia identifikon dhe lidhje të paligjshme energjie

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin A. T., 46 vjeç, banues në fshatin Pirrë, pasi gjatë kontrollit të kryer në banesën e tij, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë gjetën 124 fara Cannabisi dhe një sasi të vogël të kësaj lënde narkotike, të cilat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale. Më tej, u kontatua se kishte në banesë, lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.
Specialistët për Hetimin e Krimit Kibernetik referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. S., 38 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka përndjekur në rrjetet sociale, ish-bashkëjetuesen e tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
Po ndodh...
"Besa" e Ramës, një premtim në kohën e gabuar
ide
Kur zotëruesi i dredhisë, kërkon "Besë"!
Shqipëria e Re: Me mendësi të re dhe në BE
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


