Makina bie nga ura 10 metra e lartë në Gramsh, shoferi i plagosur rëndë dërgohet te Trauma
7 Nëntor 2024, 21:23 / AKTUALITET

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjteje në Gramsh, ku drejtuesi i një automjeti ka humbur kontrollin dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga duke rënë nga ura.
Burime për mediat bëjnë me dije se si pasojë e aksidenti ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i automjetit, i cili po dërgohet me urgjencë në spitalin e Traumës.
Nga informacionet paraprake mësohet se mjeti ka rënë nga rreth 10 metra lartësi.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Po ndodh...
ide
Kush janë hijenat rrotull protestës?
Nga Ergys Mërtiri
Protesta kundër një elite pa moral
Nga Sokol Neçaj
Protestat nuk prodhojnë liderë
Nga Ardi Stefa
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

