Makina “fluturoi” nga rruga poshtë urës, pamjet nga aksidenti i rëndë në Pogradec
21 Prill 2025, 17:53 / AKTUALITET

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në aksin rrugor “Pogradec-Korçë”.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:35. Policia bën me dije se një 27-vjeçare ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit janë plagosur dy persona, shoferja dhe nëna e saj. Ato ndodhen në spital ku kanë marrë ndihmë mjekësore. Fatmirësisht ato janë jashtë rrezikut për jetën. Aksidenti mësohet se ka ndodhur për shkak të pakujdesisë. Mjeti pasi ka humbur kontrollin ka dalë nga rruga dhe ka rënë poshtë në njërën prej urave.
Duhet theksuar se ky segment rrugor, për shkak se është ende në ndërtim, nuk është i qarkullueshëm për automjetet që dalin nga Pogradeci, as për ato që vijnë nga Korça në drejtim të këtij qyteti.

Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Nga Blendi Kajsiu
Teatri që fsheh prapaskenën
Nga Patrik Sadikaj
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
Besmir Semanaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


