Makina përplaset me kamionin në autostradën Tiranë-Elbasan
14 Dhjetor 2024, 16:10 / AKTUALITET

Një aksident automobilistik është regjistruar mesditën e kësaj të shtune në autostradën Tiranë-Elbasan, në afërsi të Mulletit.
Siç shihet edhe nga pamjet e mëposhtme, një makinë është përplasur me një kamion të tonazhit të rëndë. Pjesa e përparme e makinës ka përfunduar poshtë kamionit.
Shkaqet e aksidentit dyshohet se kanë qenë parakalimi i gabuar dhe lagështia në rrugë. Dëmet materiale janë të konsiderueshme, teksa ende nuk dihet nëse ka të plagosur apo jo.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Po ndodh...
ide
Jemi dëshmitarë të batërdisë, që po bëhet në Vlorë!
Nga Gjergj Nika
Pse PD nuk e trondit as disidenca as dorëheqjet?
Nga Mero Baze
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
