Masa për përmbytjet, 300 mijë dollarë për tenderat e shpallur

16 Shtator 2022, 11:46 / EKONOMI ALFA PRESS

Masa për përmbytjet, 300 mijë dollarë për tenderat e

Publikohen tenderat për projekte përmirësimi dhe rehabilimtimi të skemave te kullimit të ujitjes dhe mbrojtjes nga përmbytjet në disa qarqe të vendit.

Në faqen e Agjencisë së Prokurimeve Publike janë publikuar katër tendera me një vlerë totale prej rreth 300 mijë dollarësh.

Ndërhyrjet synojnë rritjen e aftësisë ujitese, kulluese aktuale dhe marrjen e masave per eleminimin e permbytjeve ne sezonin e dimrit. Ndërkaq, shuma totale që do shpenzohet në fazën e projektimit tregon qartë që projektet do të kushtojnë shtrenjtë në buxhetin e shtetit sa i përket zbatimit.

Bëhet fjalë për katër projekte përmirësimi e rehabilimtimi të ndarë në katër lote për Drejtoritë e Uitjes dhe Kullimit Lezhë, Fier Korçë dhe Durrës.

Në total parashikohen 11 ndërhyrje në pika të rëndësishme të territorit me rrezik së lartë. Së pari bëhet fjalë për Rehabilitimin e Argjinatures se Lumit Droje së bashku me Rehabilitimin e Nyjes se kalimit (Vazhdim i Kanalit Ujites LA-U-1, Kurbin) mbi Lumin Droje. Më tej ndërhyrje për Mbrojtje nga gerryerjet e Lumit Buna,Oblike,Shkoder si dhe Argjinatura e Lumit Drin, Ishull Lezhe.

Më tej vijohet me rehabilitime strukturash në Sanxhak, në Kolektorin i Hidrovorit Balldre. Rikonstruksion Godines se vjeter dhe i bazamentit te pompave,Hidrovori Tale si dhe Argjinatura e lumit Buna.

 

 

Po ndodh...