Mashtrim me faturat e energjisë, dy persona në kërkim në Durrës

Policia e Durrësit ka shpallur në kërkim dy persona, të dyshuar për përvetësimin e parave të pagesave të energjisë elektrike të qytetarëve.
Bëhet fjalë për shtetasit me iniciale Xh.Z., 34 vjeç dhe Xh.Z., 33 vjeç, të dy banues në Durrës. Sipas policisë, paratë e mbledhura nga pagesat e faturave nuk janë depozituar në llogarinë e subjektit privat ku të dy janë të punësuar, por janë përvetësuar në mënyrë të paligjshme.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh shpallën në kërkim shtetasit Xh.Z., 34 vjeç dhe Xh.Z., 33 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit kanë përvetësuar paratë e pagesës së energjisë elektrike të shtetasve të ndryshëm, duke mos arkëtuar lekët në llogari të subjektit privat ku janë të punësuar. Punohet për kapjen e dy shtetasve”, njofton policia.
Po ndodh...
Shqiptarët duhet të ngrihen kundër aleancës së nonsensit
ide
Një sistem pa opozitë, Shqipëria në krizën më të thellë të 35 viteve
Pse ka marrë “zemër” krimi?
Ti nuk lexon
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


