Mashtrimi online financiar përmes XUEX, deputeti publikon mesazhet e "profesorit" dhe "robotit": Kemi sulm nga hakerat, paratë nuk tërhiqen dot...

31 Gusht 2025, 20:10 / AKTUALITET ALFA PRESS

Mashtrimi online financiar përmes XUEX, deputeti publikon mesazhet e

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka ngritur alarmin për një tjetër skemë mashtrimi financiar online që po prek qytetarë brenda dhe jashtë Shqipërisë, përmes platformave XUEX.

Braçe thekson se këto nuk janë platforma tregtare të ligjshme, por funksionojnë si skema piramidale. Ai shton se drejtuesit e XUEX kanë bllokuar çdo tërheqje fondesh për përdoruesit, duke i lënë qytetarët pa qasje në investimet e tyre dhe duke i vënë ata në një situatë të rrezikshme financiare.

Në një takim virtual, një person me pseudonimin “Leo Smith”, i njohur si “Profesori” apo “Roboti”, pranoi hapur se paratë e përdoruesve nuk mund të tërhiqen më nga llogaritë, duke konfirmuar mashtrimin.

Braçe paralajmëron se situata është e ngjashme me atë të mëparshme të TXEX, e cila gjithashtu ka bllokuar pagesat, veçanërisht për qytetarë në zona si Divjaka dhe Lezha, ku shumë individë kanë investuar shuma të konsiderueshme.

Po ndodh...