Mashtronte të moshuarit dhe u merrte para, arrestohet shqiptari në Greqi

Një 50-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar të enjten e 31 tetorit në Selanik, pasi me anë të mashtrimit hynte në shtëpitë e njeërzve të moshuar dhe u grabiste para.
Nga hetimet e kryera, 50 vjeçari, gjatë periudhës gusht 2024 – tetor 2024, në zonën e Kalamarisë është afruar me persona të moshuar dhe duke u thënë që mund t’i ndihmonte me punime në shtëpi, ndërsa për të realizuar planin e tij, ai u kërkonte të hynte në shtëpi për t’u treguar si do bëhej puna.
Në shtëpitë e të moshuarve, duke përmendur nevojën për ndërhyrje, ka shfrytëzuar mungesën e vëmendjes së tyre dhe ka vjedhur shuma parash apo portofol, raporton CNN.Gr.
Me metodologjinë e mësipërme ka kryer katër raste vjedhjesh, duke i marrë shumën totale të parave prej 2020 euro.
Po ndodh...
ide
Një sistem pa opozitë, Shqipëria në krizën më të thellë të 35 viteve
Pse ka marrë “zemër” krimi?
Ti nuk lexon
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


