
Matura Shtetërore 2025, formularët A1 dhe A1Z mund të kryhen nga 3-12 shkurt


Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar informoi sot se aplikimet/konfirmimet për “Maturën Shtetërore 2025”, për formularët A1 dhe A1Z do të jenë aktive nga 3-12 shkurt dhe aplikimet/konfirmimet për formularin A1Z do të jenë aktive nga data 11-12 shkurt.
Sipas Agjencisë Kombëtare të Arsimit Parauniversitar, formulari A1 plotësohet nga maturantët e këtij viti shkollor, ndërsa formularin A1Z plotësohet nga të gjithë kandidatët që duan të aplikojnë në Maturën Shtetërore.
Hapi i parë është plotësimi i formularit A1/A1Z, në të cilin ruhen të dhënat personale, si dhe të dhëna të tjera në lidhje me provimet.
Formularët A1/A1Z plotësohen fillimisht online nëpërmjet portalit e-Albania dhe më pas duhet të konfirmohen në shkollën përkatëse nga vetë maturanti/kandidati.
Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar sqaron se hapat si duhet të aplikoni janë: Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania; Zgjidhni shërbimin “Matura Shtetërore”; klikoni butonin “Përdor”; zgjidhni llojin e formularit të aplikimit (maturantët duhet të zgjedhin A1, ndërsa kandidatët A1Z) dhe plotësoni të gjithë të dhënat e nevojshme të kërkuara në formular; klikoni butonin “Dërgo” në fund të formularit.
Pasi përfundon me sukses aplikimin në portalin www.e-Albania.al, maturanti/kandidati paraqitet pranë shkollës për të përfunduar dhe konfirmuar aplikimin.

Cirku mediatik dhe debati publik i përçudnuar në Shqipëri
ide

Shkëlqimi i Erionit ra, por hijet që ai la pas, ngelen

Pse u ndërsyen të gjithë kundër SPAK?

Tragjikomedia Shqiptare – Një Roman në Aksione
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128