Mbante armë pa leje në banesë, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 42-vjeçar, i cili akuzohet për armëmbëjtje pa leje.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Gun”, u arrestua në flagrancë shtetasin R. H., 42 vjeç.
Gjatë kontrollit të banesës në rrugën “Princ Vidi”, shërbimet e Policisë i gjetën 42-vjeçarit dy armët e zjarrit, njëra prej tyre me municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Finalizohet, nga Komisariati i Policisë Nr. 3, operacioni policor i koduar "Gun", për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.
Mbante armë zjarri pa leje në banesë, arrestohet poseduesi.
Sekuestrohen një armë zjarri automatik, një pistoletë me mulli dhe municion luftarak.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se në rrugën "Princ Vidi" një shtetas mbante armë zjarri në banesë, kanë ushtruar kontroll në adresën e dhënë dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasin R. H., 42 vjeç.
Gjatë kontrollit të banesës, shërbimet e Policisë gjetën dy armët e zjarrit, njëra prej tyre me municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë.
Paparashikueshmëria, prova e pavarësisë së drejtësisë
ide
Socialistët edhe sikur të mos ekzistonte ‘Sali Berisha’, do duhet ta shpiknin atë
Një idiotizëm i ri politik: “grusht shteti” i qeverisë kundër opozitës
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128