Kroacia ktheu pas rreth 8 mijë kg spec djegës, AKU dhe Krimi Ekonomik kontrolle në pikën e grumbullimit në Divjakë

2 October 2025, 10:22 / AKTUALITET ALFA PRESS

Kroacia ktheu pas rreth 8 mijë kg spec djegës, AKU dhe Krimi Ekonomik

Ditën e djeshme Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe Krimi Ekonomik kanë qenë për kontroll në pikën e grumbullimit në Divjakë për referimin e rastit.

Ngarkesa prej 8216 kilogramë spec djegës është marrë nga zona e Mollasit dhe Cërrikut të Elbasanit.

Në njoftimin mbi rastin thuhet se në specat djegës nga Shqipëria janë identifikuar 3 lloje pesticidesh mbi normë, Flonicamidit, Chlorfenapyr dhe Tebufenpyrad, ndaj është dhënë alarmi, dhe ngarkesa është bllokuar për t’u asgjësuar.

 

Po ndodh...