Me armë dhe kokainë, arrestohet 50-vjeçari në Tiranë! E pëson edhe shoferi i makinës që e shoqëronte

Një 50-vjeçar, i cili lëvizte i armatosur dhe me lëndë narkotike me vete është arrestuar nga policia e Tiranës.
Në pranga ka rënë edhe drejtuesi i automjetit që e shoqëronte për moskallëzim krimi.
“Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shigjeta”, pas informacioneve se dy shtetas po lëviznin të armatosur, në automjet, në rrugën “Ramazan Demneri”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Again”, për kapjen e tyre.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin M. D. dhe pasagjer shtetasin E. G. Gjatë kontrollit fizik të shtetasit E.G, shërbimet e Policisë “Shigjeta” gjetën e sekuestruan një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një sasi lëndë narkotike kanabis.
Në vijim të veprimeve procedurale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr.2 u arrestuan në flagrancë shtetasit: E.G, 50 vjeç, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” si dhe M.D, 40 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim krimi”“, njofton policia.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Pse 35 deputetë nga opozita firmosën pro Endri Shabanit si Avokat i Popullit?
Zinxhirët që i vëmë vetë!
Oerd, ti nuk rrëzove Bashën. Ti rrëzove demokratët.
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


