“Më gjuajti në fytyrë”/ Sherr brenda spitalit të Dibrës, përgjegjësi i financave denoncon drejtoreshën për dhunë, kjo e fundit procedohet penalisht

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në ambientet e Spitalit Rajonal Dibër, ku një konflikt mes drejtoreshës së spitalit dhe përgjegjësit të financave ka përfunduar me dhunë fizike.
Sipas njoftimit të Policisë, shtetasi Sh.U., 37 vjeç, me detyrë përgjegjës finance në spital, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Dibër, ku ka kallëzuar se është goditur në fytyrë me një send të fortë nga drejtoresha e institucionit, shtetasja I.Sh., 44 vjeçe. Ngjarja ka ndodhur pas një debati verbal mes dy punonjësve.
Pas kryerjes së veprimeve hetimore, specialistët e Komisariatit të Policisë Dibër kanë referuar materialet në Prokurori, duke nisur procedimin penal ndaj drejtoreshës për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.
Dosja tashmë i ka kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër për vijimin e procedurave ligjore.
Po ndodh...
Sali Brava
ide
Takimi im i parë me Meremen, kryeministren e ardhshme të Shqipërisë
Bekimi i Edi Ramës dhe vampiri në kurriz tonë!
Spiropali dhe loja e pritjes për lidershipin
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

