"Më këputi njërin krah!”/ Humbi jetën nga atentati në Shkodër! Rrëqeth motra e Flutura Bashës: Zoti është i madh, do jem në protestë!
Atentati i fundit në Shkodër ka lënë pas një bilanc tragjik: dy persona, Hamza Lici dhe Arlind Bushati, humbën jetën, së bashku me një grua që ndodhi rastësisht në vendngjarje, Flutura Basha, e cila po udhëtonte me motor me bashkëshortin e saj.
Motra e Flutura Bashës ka dhënë një intervistë në emisionin “Me Zemër të Hapur” ku shprehu dhimbjen e thellë për humbjen e saj.
Ajo tha se shpreson që e drejta të vendoset dhe përmendi një moment emocionues kur mbesa e Fluturës, që ndodhej në Belgjikë, nisi të sillte karafilat për nënën e saj. “Flutura ma ka këputur njërin krah tani që iku”, tha ajo, duke theksuar tragjedinë që ka prekur familjen.
“Shkoftë e drejta në vend. Zoti është i madh. Nuk dua të flas më shumë sepse mbase bëj gabim. Nesër do të jem pjesë e protestës.
Ishte e dhimbshme që mbesa i nisi karafilat nga Belgjika “Çojani nënës”, tha mbesa. Flutura ma ka këputur njërin krah tani që iku”, tha ajo.
Ajo shprehu gjithashtu angazhimin për të marrë pjesë në protestën e planifikuar, duke kërkuar drejtësi për viktimat.
-
Aksident me vdekje në Kosovë, shoferi humb kontrollin e makinës
1 Nëntor, 12:55
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128