“Më kërcënuan më jetën e vajzës kur isha në përgjim”, Edvin Prifti: Nuk u dhanë urdhër mbrojtje

10 Dhjetor 2024, 23:11 / AKTUALITET ALFA PRESS

“Më kërcënuan më jetën e vajzës kur isha

I ftuar në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj, mjeku i njohur Edvin Prifti, ka tregua të gjithë kalvarin e vuajtjeve që ka kaluar vitet e fundit, që nga përballja me drejtësinë e deri te kërcënimi me jetën e vajzës.

Ai tha se ishte tronditur nga mesazhet kërcënuese që kishte marrë për jetën e vajzës dhe kërkoi ndihmën e të gjithëve, por e vetmja përgjigje që mori ishte: “Shko denoncoje”.

Por kardiokirurgu Prifti tregon se edhe pse e ka denoncuar rastin, familjarët e tij nuk morën urdhër mbrojtjeje.

Borakaj: Është e vërtetë që ju kërcënuan me jetën e vajzës?

Prifti: Po është e dokumentuar.

Prifti: Kam marrë kërcënime të tmerrshme, të turpshme. Kam komunikuar me të gjithë personalitet e asaj kohe që të më ndihmonin dhe e vetmja përgjigje që mora ishte denoncoje. Unë e denoncova. Në 22 dhjetor 2020, një muaj e gjysëm para se të më arrestonin. Ajo që ndodh ësthë se në kohën që unë përgjohesha Prokuroia e Tiranës përgjointe edhe këta persona, që flisnin hapur, ku thoshin mos ja jep numrin e telefonit filanit se futemi në burg. E çfarë sekretesh kishin ata përveçse dakordësisë që kishin bërë me institucionet shtetërore.

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128