"Më lironte shtratin e tij", flet mes lotësh halla e Aurelio Dervishit

2 Prill 2024, 15:58 / AKTUALITET ALFA PRESS

"Më lironte shtratin e tij", flet mes lotësh halla e Aurelio
“Një djalë flori, që nuk përfshihej në sherre” kështu është përshkruar Aureliao Dervihi, 18-vjeçari që humbi jetën pasi u qëllua me thikë gjatë një sherri në Shkozë.

Me lot në sy, halla e Aurelios thotë se nipi i saj ishte i dashur me të gjithë dhe se i përqafonte të gjithë. Për gazetaren Lusi Përgjegji, halla tha se 18-vjeçari punonte me të atin elektricist.

Ishte i urtë, nuk prishte qejfe, nuk sillte kurrë probleme, Zoti na gjykoftë nëse themi një llafe gabim ndaj tij. Ai ishte mbret, përqafonte këdo që takonte, kur shkoja më lironte krevatin e vet, një njëri shumë i dashur. Aurelio shkonte me të atin e tij që punonte elektricist”,tha halla.

18-vjeçari Aurelio Dervishi u vra më 31 mars, pas një konflikti të çastit me thikë. Për ngjarjen janë arrestuar 4 persona, mes të cilëve 3 të mitur.

Të rinjtë janë konfliktuar për motive të dobëta, ku më pas konflikti ka agravuar me përdorimin e  mjeteve prerëse, ku është goditur me thikë 18-vjeçari. Si pasojë e dëmtimeve, ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

 

Po ndodh...