Me pranga dhe duke buzëqeshur, pamjet e arrestimit të Liam Osmanit

Këto janë pamjet ekskluzive nga momenti i arrestimit të Liam Osmanit jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP”, të cilat u transmetuan një ditë më parë në emisionin “Top Story”.
Alket Shatro, Zv/drejtori për hetimin e krimit të organizuar dhe krimet e rënda në Policinë e Shtetit, i pranishëm në studio, tha se arrestimi në një formë të tillë për një person në kërkim ishte i nevojshëm.
Duma: Kemi pamjet ekskluzive kur 5 trupa policie shoqërojnë Liamin me këtë skrupolozitet dhe këtë pompozitet, i cili, ma lejon Alket të them është show
Xhaferraj: Liami me rrezikshmëri të ulët.
Curri: Imagjino çdo kishin bërë për një me rrezikshmëri të lartë. Do kishin ardhur 50 vetë.
Shatro: Aty në fakt tre vetë kanë qenë.
Duma: Po të tjerët janë shoqërues të shoqëruesve?
Shatro: Mos janë pjesë e stafit lëvizës.
Duma: Nga regjia më konfirmojnë se asnjë nuk është pjesë e stafit tonë. Mos nuk njihni ju stafin tuaj?
Shatro: Unë i njoh shumë mirë kush janë.
Nebijaj: Një çun atje para me kapuç mund të jetë i Topit.
Shatro: Për një person në kërkim është mëse normale 4.
Nebijaj: I kemi parë, i kemi parë edhe këta të tjerët në kërkim.
Duma: Po ta dinte ky individi mund t’i thoje “hajde paraqitu dhe të vinte vetë”?
Shatro: Atë nuk mund ta di unë që mund të vinte vetë. Për një person në kërkim 4 veta është mëse normale. Që në momentin e parë që është bërë saktësimi i shtetasit që është i dënuar, Liam Osmani, ka pasur një bashkëpunim me stafin e “Big Brother” që është komunikuar dhe është gjetur bashkëpunimi me ta. Kemi shkuar te ambientet ku ka dalë ky zotëria që flasim dhe kaq.
Duma: Nuk ka dyshim që do keni bashkëpunim. Duket sikur “Big Brother” iu zbuloi një të kërkuar që ju nuk e kapnit dot dhe ua dha aty, por a është ky rasti për të bërë këtë show për një njeri që njëherë thoni se ishte me rrezikshmëri të ulët, një herë thoni se nuk e kapi sistemi TIMS sepse ne nuk e çuam te Interpol. Juve nuk u duhet bashkëpunimi.
Shatro: Ne kemi edhe procedurat tona standarde sepse një person në kërkim nuk mund ta marrim vetëm me një person
Duma: Duhej patjetër me katër?
Shatro: Mund të ishte edhe me 10.
Curri: A mund ta tregojmë si operacion se e kemi operacionin. është operacioni “gracka” si ka nisur dhe si ka bitisur.
Po ndodh...
Pastërtia kryeministrore mes kolerës qeverisëse!
ide
Berisha duke sulmuar Bashën po ndihmon Ramën
Kur banditët rrethohen nga budallenjtë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

