''Me snajperin që u kap në Vlorë, mund të bësh krime pa u kapur kurrë'', Bregu: Shqiptarët janë mësuar nga 'Ndrangheta'

13 Mars 2024, 17:06 / AKTUALITET ALFA PRESS

''Me snajperin që u kap në Vlorë, mund të

Gazetari, Sokol Bregu në një intervistë në Ora News u shpreh se sqhiptarët janë mësuar nga Ndraghetta për të djegur armën dhe makinat pas krimeve dhe se me snajperin që u kap në Vlorë mund të kryesh krime pa u kapur kurrë.

Bregu: Kjo në fakt është një histori që shqiptarët janë mësuar nga Ndraghetta.

Ndraghetta diku tek vitet 2005-2010, në cdo atentat që kryente i digjte të gjitha armët, digjte edhe automjetet me të cilat kryente krimet.

Dashuria e shqiptarëve për armët është e pajustifikueshme.

Në rastin konkret Shqipëria i djeg armët kur kryen krime për të mos lënë gjurmë.

Depot a armëve janë markete vdekjesh.

Kohët e fundit në Shqipëri janë goditur 5 ose 6 baza kryeosre ku furnizohen organizatat kriminale.

Armët që janë gjetur janë armë të reja. Në Vlorë u kapën një numër shumë i madh armatimesh.

Një ishte kryesori, snajperi.

Ishte një pushkë me precision shumë të lartë.

Nëse gjen një ekspert që di ta përdori mirë pushkën, me atë snajper mund të kryesh krime pa u kapur kurrë.

Pasi është një pushkë që e ka përqindjen e ekzekutimit shumë të lartë.

 

Po ndodh...