“Më tha ‘I love you mami’ për herë të fundit…”/ Mes lotësh, nëna e Denis Prekës tregon momentin kur mori vesh për vdekjen e djalit

5 Shtator 2024, 23:34 / AKTUALITET ALFA PRESS

“Më tha ‘I love you mami’ për herë të
Denis Preka që priste të diplomohej njëkohësisht në dy universitete në SHBA, natën e ngjarjes, kërkoi nga miku i tij i ngushtë gjatë studimit një pilulë Adderall për ta ndihmuar të përqendrohej, por substanca që ai gëlltiti më vonë u përcaktua të ishte MDMA, e njohur zakonisht si ‘Molly’, një medikament i paligjshëm i dhënë nga i pandehuri Nicholas Remington, që e çoi të riun shqiptar drejtë helmimit duke i marrë jetën. 

Në një intervistë ekskluzive, mamaja e Denis Prekës, Majlinda ka treguar momentin e parë që ka marrë vesh kur djali i saj ka ndërruar jetë.

Pjesë  nga intervista:

Majlinda: Denisi u nda nga jeta vetëm 1 ditë para ditëlindjes. Ai  ishte drita e syve të mi, arsyeja pse jetoja,. Ikja e tij sikur më… (qan)

Grida Duma: E morët pak veten kur fituar gjyqin dhe fituat drejtësinë. Unë po flas më shumë sepse dua që të rimarërësh forcën për të treguar këtë histori. Ju fituat një gjyq të madh që askush nuk e besonte me nje vlerë të madhe monetare. Fati që ti nuk u dorëzove vjen edhe prej dhimbjes së madhe që ti ndjeje për këtë ngjarej.

Majlinda: Të hënën që ndodhi kjo tragjedi kam komunikuar në telefon me Denisin dhe më tha që do të shkonte tek Paul, shoku i tij i kolegjit.

Ishte ora 8 e darkës kur kam komunikuar dhe nuk më tha mirupafshim por më tha ‘I love you mami’.. Ndjeva diçka atë moment. Gjithashtu më tha që do rri deri gjysëm të natës për të studiuar dhe sërish më tha ‘I love you mami’ për të dytën herë.

Të shikosh të gjithë djemtë që më kishin mbyt djalin është shumë e vështirë. Më duket të isha e fortë sepse jetoj në një shtet që ligji është më i fortë se çdo gjë tjetër.

Grida Duma: Kush ta dha lajmin?

Majlinda: Ishim duke shkuar në aeroport, unë ndërkohë kisha lënë një person që kujdesej për shtëpinë dhe policia ishte tek dera fiks në momentin që telefonova për të pyetur për shtëpinë.

Më ka dhënë telefonin kam folur me policinë dhe më kanë thënë që djali nuk jeton më. Mu duk sikur e gjithë bota u përmbys, sikur dikush më mori qenjen përbrenda, trupit tim, skisha fuqi dhe i lutesha burrit të më zgjonte nga gjumi.

Po ndodh...