“Më thanë ‘ka vdekur njëri’, më kërkuan një kazmë e një lopatë”- Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, rrëfehet kopshtari i resortit

Kanë kaluar 5 vite nga zhdukja dhe rrëmbimi i Jan Prengës, i cili pas rrëmbimit u dhunua, torturua më pas u dërgua i pajetë në Golden Resort në pronësi të Altin Hajrit nga ku u nxor me një furgon të bardhë dha akoma e sot nuk dihet çfarë ka ndodhur me trupin e tij.
Sot në procesin gjyqësor ndaj Dritan Rexhepit, Gentian Doci Funiqit dhe te pandehurve të tjerë ka dëshmuar Festim Bexhdili kopshtar i resortit.
Ai ka deklaruar ndër të tjera se e kishte parë personin e vdekur, ndërsa shprehet se ishte tejet e frikësuar.
Kopshtari tregon se kanë qenë 4 persona të armatosur, jo të maskuar, por thekson se nuk i mbante mend.
“Isha duke pastruar pishinën, kur erdhi një Range Rover i bardhë dhe u fut tek garazhi. Shkova t’i pyesja. Ishin 4 veta të armatosur. Nuk i njihja. Më kërkuan ujë dhe ju dërgova. Isha i frikësuar. Më thanë “ka vdekur njëri”. Më thanë ta kalojmë nga makina në makinë. Isha shumë i trembur, nga armët e tyre edhe se pashë një të vdekur. E kaluam nga Ranger në një Fiat Doblo, që e përdornim për furnizimet në kompleks. E zhvendosëm trupin.
Fytyrat i kishin zbuluar, por nuk i kujtoj. Njëri kishte tatuazhe. Pastaj më kërkuan edhe një kazmë e një lopatë. Nga gjuha mu dukën si nga veriu.
Aty erdhi pastaj Altin Hajri. Ai i shau dhe ju tha “c’doni këtu, po na merrni në qafë”. Ju kërkoi të ikin shpejt.
Nuk e di c’bëri Altini pastaj.
Nuk e di për çfarë i deshën kazmën e lopatën. Jua dhashë dhe ata i futën ne makinë. Pasi ata ikën unë shkova në shtëpi në Kavajë”, ka deklaruar Bexhdili.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





