'Më vodhën armën e shërbimit në banesë' zbardhen detaje nga kallëzimi i gardistit në Tiranë
29 Shkurt 2024, 14:12 / AKTUALITET

Zbardhen detaje nga kallëzimi i gardistit në komisariatin nr.1 të Policisë në Tiranë, se i kanë vjedhur në banesë armën e shërbimit.
Me marrjen e kallëzimit, komisariati nr.1 ka nisur hetimet për rastin, ku gardisti ka deklaruar para grupit hetimor se armën ia kanë vjedhur në banesë persona të paidentifikuar.
Në hetimet e deritanishme policia nuk ka zotëruar prova që kemi të bëjmë me një vjedhje arme në banesë edhe pse hetimet janë në fazë paraprake.
Gardisti pretendon se armën për herë të fundit e ka lënë në banesë.
Policia po heton në disa pista, jo vetëm në versionin që deklaron punonjësi i Gardës. Policia ka sekuestruar kamera sigurie për të parë nëse në banesën e gardistit janë futur persona që sipas gardistit i kanë vjedhur armën.
-
Aksidenti në Fier, motori del nga rruga, arrestohet shoferi
29 Shkurt, 12:59 -
-
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Nga Blendi Kajsiu
Teatri që fsheh prapaskenën
Nga Patrik Sadikaj
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
Besmir Semanaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



