"Më zuri pritë për të më ekzekutuar"/ Avokati në Memaliaj zbulon si i shpëtoi vrasjes

29 Mars 2024, 09:41 / AKTUALITET ALFA PRESS

"Më zuri pritë për të më ekzekutuar"/ Avokati

Avokati Andrea Zotaj nga Memaliaj i ka shpëtuar mrekullisht një atentati ndaj tij në orët e mbrëmjes së djeshme.

Avokati është sulmuar me armë ndërsa gjendej brenda automjetit të tij dhe udhëtonte drejt fshatit Qesarat i shoqëruar nga nipi i tij, djali i vëllait. Atentatori që më pas u vetëdorëzua në polici është identifikuar si Fatos Lamaj 36 vjeç nga fshati Anë Vjosë i njësisë administrative Qesarat Bashkia Memaliaj.

Në deklarimet për policinë avokati Zotaj, tregoi se atentatori 36 vjeçar i kishte zënë pritë për ta ekzekutzar. Ai tha se ka shpëtuar vetëm falë një manovrimi të rrezikshëm të automjetit që drejtonte. Mbi të është shtënë me një karrikator automatiku.

Disa prej plumbave kanë prekur automjetin. Avokati Zotaj ka pohuar se ngjarja ka qenë për shkak të detyrës pasi 2 netë më parë agresori ishte kapur nga policia dhe ishte mbajtur 1 ditë në paraburgim duke e liruar me pas, për shkak të një konflikti pronësie me një të aferm të tij.

Pasi kishte dalë nga paraburgimi, Lamaj planifikoi atentatin me automatik ndaj avokatit duke i zënë pritë për ta vrarë me armë zjarri. Grupi hetimor që mbërriti në vendngjarje pas denoncimit ka gjetur gëzhojat e shkrehura nga kallashnikovi e më pas ka bërë të mundur arrestimin e agresorit Lamaj i cili e ka pranuar krimin dhe nuk ka kundërshtuar arrestimin.

 

Po ndodh...