Mediat spanjolle: Gjendet në bregun e Marbellës trupi i pajetë i 30-vjeçarit nga Shkodra Miklovan Dakaj

1 September 2025, 19:12 / AKTUALITET ALFA PRESS

Mediat spanjolle: Gjendet në bregun e Marbellës trupi i pajetë i

Miklovan Dakaj, 30 vjeç, nga Shkodra është gjetur i vdekur në Spanjë. Mediat spanjolle shkruajnë se 30-vjeçari, i zhdukur që në muajin maj, u gjet në bregun e Marbellës.

Të afërmit e tij morën një telegram që konfirmonte vrasjen e tij dhe i paralajmëronte të mos e kërkonin.

Dakaj ishte i përfshirë në trafikun e kokainës dhe klanet ndërkombëtare. Zhdukja e tij u raportua në Spanjë dhe Shqipëri, dhe vendndodhja e tij nuk dihet.

“Guardia Civile ka nisur një hetim në Marbella. Nuk ka pasur arrestime dhe autoritetet nuk kanë zbuluar informacion mbi rrethanat aktuale të gjetjes.

Bashkëpunimi me autoritetet shqiptare është i vazhdueshëm për të sqaruar situatën. Hetimi është duke vazhduar dhe autoritetet paralajmërojnë publikun të mos përhapë mesazhe ose informacione të pabazuara në lidhje me rastin”, thuhet në artikullin e “Costablancadaily”.

Po ndodh...

ide