
Mega-operacioni Itali-Shqipëri, Softa: Grupi i sotëm, nga më të rrezikshmit! Porti i Durrësit, autostradë e krimit të organizuar

Një mega-operacion antidrogë është finalizuar mes Policisë së Shqipërisë dhe asaj në Itali, ku janë lëshuar gjithsej 52 urdhër-arreste.
Operacioni, i koduar “Ura”, ka çuar në ekzekutimin e dy urdhrave për masa sigurie ndaj 52 personave, të cilët akuzohen përfshirë në mënyra të ndryshme në trafikun ndërkombëtar të sasive të mëdha droge, pastrim parash dhe shpërdorim detyre.
Urdhrat janë lëshuar nga Gjykatësi për Hetimet Paraprake i Barit dhe Gjykata Speciale e Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar në Tiranë. Operacioni është nisur nga Prokuroria Antimafia e Barit (DDA) dhe Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Tiranë (SPAK), me koordinimin e Eurojust-it (Hagë) dhe Drejtorisë Kombëtare Antimafia dhe Antiterrorizëm në Romë.
Janë ekzekutuar gjithashtu urdhra për sekuestrimin e pasurive në Shqipëri dhe Itali, që përfshijnë pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, me një vlerë prej disa milionë eurosh.
Hetimi është pjesë e një projekti më të gjerë hetimor të përbashkët midis DDA-së së Barit dhe SPAK-ut të Tiranës, që synon të godasë trafikun e pandërprerë ndërkombëtar të kokainës dhe heroinës, i menaxhuar nga organizatat kriminale shqiptare, të cilat qarkullojnë sasi të mëdha droge mes Ballkanit, Evropës Veriore dhe rajonit të Pulias.
Për ekspertin e sigurisë Fatjon Softa ky operacion provoi që shkalla e bashkëpunimit mes dy vendeve të jetë në mënyrë sipërore.
“Ky lloj bashkëpunimi vjen për shkak të krimit të organizuar, ku pala shqiptare e cilësoi të tillë, por që prokurori Rossi e klasifikoi si mafia shqiptare.
Këta grupe kanë një fuqi të madhe ekonomike jo vetëm në territorin ku operojnë, ku kanë përdorur territorin italian për këto lidhje me vendin fqinj, ku në Shqipëri vinin këto para dhe pastrohej. Shqipëria është përdorur edhe si vend transit për drogat e forta dhe këto para të cilat vijnë nga krimi i organizuar ndaj është një operacion në zhvillim e sipër.
Ky hetim është i gjatë që daton nga viti 2021, por përparoi nga indiciet e marra nga aplikacionet “Sky Ecc” dhe fakti që ata kishin ndërtuar një perandori në komunikimet e tyre, ku kishin përfshirë punonjës të rëndësishëm të Policisë së Shtetit, një avokat dhe disa të tjerë të cilët janë pjesë e biznesit, por që këta janë vetëm maja e ajsbergut.
Pra, kemi të bëjmë me një nga grupet më të rrezikshme të aktivitetit kriminal në vend. Paratë që hynin nëpërmjet Portit të Durrësit dhe përmes këtyre linjave që ne i dimë dhe i flasim herë pas here, ku kemi të bëjmë struktura të mirë-organizuara kriminale.
Dhe që të kryesh një aktivitet të tillë me miliona e miliona euro duhet të kesh edhe lidhje dhe mbështetjen e personave me pushtet.
Psh, si kalojnë gjërat në Portin e Durrësit? E kemi thënë shpesh që ky port vijon të jetë një autostradë e hyrjeve dhe daljeve të lëndëve narkotike, i trafikimit të armëve dhe i prostitucionit.
Shqipëria synon sot të investojnë në “smart city” dhe një aplikacion i tillë duhet të bëhet jo vetëm për monitorimin e rrugëve, por edhe në këtë port.
Kjo tregon se këta pika vazhdojnë të jenë të tilla. Por a janë të përfshira këta grupe që operojnë në procese zgjedhore dhe deri në cilët nivele janë përfshirë këta.
Rasti i arrestimit të deputetit Çyrbja në Durrës rasti ishte i atillë që shkonte deri në nivelin e emërimit dhe ky është shqetësimi që po shprehin sot, opozita, qytetarët por edhe mediat për këta persona që marrin një numër të frikshëm votash.
Pasi nëse flasim për shifra 3-4 milionë euro të sekuestruara sot, nuk kemi pasuri 3 restorante apo 6 autobusë. Ku kanë shkuar këto para? Edhe sa grupe të tjera qarkullojnë me nivele të tilla. Pra ka diçka që mendoj se institucionet shtetërore t’i kishin parandaluar dhe kontrolluar”, u shpreh ndër të tjera eksperti Fatjon Softa, në një intervistë për "Ora News:

Mllefi i "lexhendës" kundër Shqipërisë!
ide

Raporti ende i papublikur i PE, i cili i rrëzon të gjithë


Zgjedhjet në Shqipëri: Rama ja heq Lenës, Berisha ja vë Prenës!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128